MENU
klinika

Tifozi është turk, u ndihmua nga shqiptarët

Skenari i valvitjes së flamurit shqiptar në “Bernabeu”

05.05.2022 - 22:24

Një tifoz turk, i cili mbante në duar flamurin shqiptar, u fut mbrëmjen e së mërkurës në fushën e blertë të “Santiago Bernabeut”, teksa luhej gjysmëfinalja e Champions-it, mes Real dhe Cityt, duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës.

Gokhan, pasi bëri një xhiro të shkurtër në tapetin e blertë, shkoi për të përqafuar Karim Benzemanë. Ai mbante në shpinë edhe “Gimi Event”, që i përket miqve të tij të ngushtë, shqiptarë.

Ndërkohë në një prononcim të dhënë së fundmi për portalin “Demokracia.com”, turku që shpalosi para syve të miliona njerëzve në mbarë botës flamurin shqiptar, ka folur në lidhje me këtë episode special, duke u shprehur:

“Çdo gjë ka qenë e planifikuar. Ëndrra ime u plotësua kur e përqafova yllin e Real Madrid, Karim Benzema. Shokët e mi që organizuan çdo gjë janë shqiptar nga Tirana dhe Vushtrria. Thjesht ne donim t’i tregonim botës së kush është flamuri më i bukur në botë”, –  u shpreh 29-vjeçari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN