MENU
klinika

Rama i përgjigjet ambasadores Kim?

“S’më jep dot njeri leksione për Drejtësinë, as në anglisht!”

11.05.2022 - 11:18

Kryeministri Edi Rama vijon t’u përgjigjet akuzave se thirrja e tij e fundit ndaj SPAK është presion ndaj drejtësisë.

Sot, shefi i qeverisë tha se nuk pranon leksione as në frengjisht, apo anglisht. Ndërkohë që dy ditë më parë ambasadorja Kim u shpreh se prokurorët nuk duhet të hetojnë me kërkesa politike.

“S’u kemi bërë anëtarëve të kabinetit qeveritar, përkundrazi u kemi rritur taksat. Mbështetje 36 gradë për drejtësinë e re. Mbështetja jonë është domethënëse kur ne e kemi qepur gojën dhe do vazhdojmë ta mbajmë të qepur gojën. Sa herë që drejtuesit e drejtësisë do të drejtohen drejt oborrit tonë. Kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ka pasur historia e Shqipërisë ministra të pushkatuar dhe të burgosur. Por nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi që kush është në pushtet të qepë gojën kur drejtësia merr këdo qoftë nga rradhët e veta për ta vendosur para ligjit.

Shikoni komunikimin tim me qytetarët në rrjete sociale për të gjithë periudhën që kam komunikuar me ta, se i kam të arkivuar të gjitha diskutimet mbase një ditë do botohen një kazan i madh aty me mua në krye. Sa herë njerëzit më drejtohen mua si njeriu që shiti shpresat dhe besimin e tyre te një drejtësi e re. Dhe shikoni përgjigjet mia. Kryeministri s’është prokuror dhe as gjykatës. Qeveria garanton drejtësinë duke mos u përfshirë në punët e drejtësië. Mua s’më jep dot askush leksione për ndërhyrjen në punët e drejtësisë. As shqip dhe as anglisht.

Nuk do ta gjej një moment tjetër në historinë tonë kur një parti në pushtet ka bërë përpjekje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri: Qoftë DASH apo Vetingu, të thonë….

“S’do t’i ndahemi prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar”