MENU
klinika

Drejt finales së Champions në Paris

Tifozët e Liverpool kalojnë La Mansh me gomone

28.05.2022 - 19:57

Cmenduritë e tifozëve për të parë një ndeshje futbolli janë nga më të ndryshmet, por e sotmja është unike. Një grup tifozësh nga Liverpool, të cilët kishin siguruar një biletë për finale e sotme të Champions në Paris, ka bërë një udhëtim të çmendur.

Ata kishin planifikuar që të shkonin në Francë me avion, por udhëtimi i tyre është anuluar në orët e para të mëngjesit dhe ekzistonte rreziku real që të mos udhëtonin drejt kryeqytetit francez.

“Sky Sports” ka bërë të ditur se ata kanë gjetur një zgjidhje që mund të cilësohet e çmendur. Grupi i tifozëve ka përshkuar ngushticën e La Mansh me një gomone, siç shihet në videon e publikuar nga televizioni britanik, për të mbërritur në Francë e për të udhëtuar me shpejtësi drejt kryeqytetit ku zhvillohet finalja e madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pak orë para finales së Champions

Duka takon Infantinon: Faleminderit FIFA!

Nga Zidane, te Messi e Ronaldo

20 “kryeveprat” në historinë e Champions

Finalja e Champions, formacionet

Liverpool për hakmarrje, Real Madrid për lavdi