MENU
klinika

Vendi ku do të prehet menaxheri i famshëm

Yjet e futbollit dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit Raiolas

05.05.2022 - 20:24

Nga Fabregas te Haaland, nga Donnarumma te Verratti, nga Kluivert Junior te Ibrahimovic, të gjithë u mblodhën në kishën e Saint-Charles të Montecarlos, për lamtumirën e fundit të Mino Raiolas, i cili ndërroi jetë më 30 prill në spitalin San Raffaele në Milano, pas një sëmundjeje të gjatë.

Raiola, i cilësuar si “më shumë baba se menaxher”, siç nënvizoi në predikimin e tij At Claudio, i cili kryesoi ritin e varrimit pasditen e sotme në kishën e Principatës, ishte një nga menaxherët më të famshëm të futbollit.

Varrimi i Mino Raiola, agjentit të shumë kampionëve të futbollit, i cili vdiq pasditen e së shtunës në moshën 54-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, u krye në një formë konfidenciale në Monte Carlo, në Kishën e Saint-Charles, larg kureshtjes së banorëve dhe turistëve.

Përveç familjarëve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt, nuk munguan as miq nga Italia. I dhimshëm imazhi i familjes, që para fillimit të ceremonisë mortore, i dha një përqafim të gjatë në oborrin e kishës, për të mos harruar Minon e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ibrahimovic, te Haaland e Pogba

Futbollistët yje që menaxhon Mino Raiola