MENU
klinika

Lind vajza e Enzos

Zinedine Zidane bëhet gjysh, emri domethënës i mbesës

21.05.2022 - 12:08

Zinedine Zidane është bërë tashmë gjysh. Enzo, djali i parë i familjes dhe partnerja e tij, Karen Gonçalves, sapo janë bërë prindër për herë të parë, siç kanë bërë të ditur vetë ata përmes rrjeteve sociale.

Futbollisti dhe aktivistja venezueliane i urojnë mirëseardhjen anëtarit të ri të familjes me një publikim emocionues në profilet e tyre në Instagram, ku të dy pozojnë të lumtur me vogëlushen në krahë dhe zbulojnë emrin e zgjedhur për vajzën.

Enzo dhe Karen kanë zgjedhur një emër më të spikatur dhe të veçantë për vajzën e tyre të parë që erdhi në botë më 19 maj. “Mirë se erdhe Sia jonë, princesha jonë”, – shkruan çifti në rrjetet e tyre sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enzo Zidane (@enzo)

Po çfarë përfaqëson ky emër? Me origjinë biblike, Sia do të thotë “lëvizje”, “ndihmë”. Tri shkronja, por plot kuptim dhe forcë për mbesën e parë të ish[1]futbollistit dhe trajnerit legjendar francez.

Francezi dhe venezuelianja janë në një lidhje prej disa vitesh, edhe pse gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Në gusht 2020, Enzo Zidane njoftoi fejesën e tij me Karen Gonçalves pa e imagjinuar që pak më pak se dy vite më vonë ata do të bëheshin prindër të vajzës së tyre të parë së bashku.

Enzo, 27 vjeç, aktualisht luan për Rodez Aveyron Football, një klub francez i Ligue 2, ku babai i tij është një nga aksionerët. Lojtari erdhi nga U.D. Almería, ku luajti vetëm tri ndeshje. Ai kaloi nëpër klube të tjera spanjolle si Real Madrid Castilla, Deportivo Alavés dhe Rayo Majadahonda.