MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A i bëhen vaksinat fëmijës që ka kaluar kollën e mirë?

08.06.2022 - 10:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Në rastin e një fëmije 6 muajsh që ka kaluar më parë kollën e mirë, a lejohet t’i bëj vaksinat e moshës? Më kanë thënë që i bëjnë reaksion.

Mjeku: Fëmija duhet të vaksinohet sipas kalendarit të vaksinimit. Për më tepër detaje duhet të konsultoheni me mjekun e konsultorit që ka ndjekur fëmijën tuaj që prej lindjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.