MENU
klinika

Liga e Kombeve

Angli-Itali pa gola, Gjermania ngec në Hungari

11.06.2022 - 22:45

Kryendeshja e sotme në Ligën e Kombeve mes Anglisë dhe Italisë ka përfunduar në barazim 0-0. Por edhe ndeshja tjetër mes Hungarisë dhe Gjermanisë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe gjithcka në këtë grup nuk ndryshon.

Një ndeshje e veçantë në Angli pasi viheshin përballë finalistët e Europianit të kaluar, me italianët të cilët paraqiteshin me ata që cilësohen si “brezi i të ardhmes” së saj, pa shumë prej yjeve.

Të dy skuadrat krijuan raste që në fillimin e sfidës, me anglezët që goditën traversën me Maunt, ndërsa italianët detyruan disa herë portierin që të bënte mrekulli për të evituar gola të italianëve. Sfida u mbyll me barazimin 0-0 që mban italianët në vendin e parë.

Hungaria e ka bërë një tjetër befasi në Ligën e Kombeve. Pasi mposhti 1-0 Anglinë në raundin e parë, ata kanë ndalur me barazim 1-1 Gjermaninë në “Puskas Arena”. Hungarezët e kishin epërsinë, por që nuk e gëzuan për shumë kohë.

Nagy kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, duke e ndezur atmosferën në stadium. Por, tri minuta më vonë, Hofmann barazoi shifrat. Gjermani dominoi më pas, por nuk mundi të shënonte, por edhe Hungaria mund të kishte ndëshkuar në kundërsulm.

Vlen të theksohet fakti se në duelin mes Holandës dhe Polonisë, që përfundoi në barazim 2-2, “tulipanët” kishin shansin e artë ta fitonin sfidën në minutën e 91-të kur Depay shpërdoroi një penallti. Ndërsa Belgjika fiitoi 0-1 në Uells.

Në barazim përfundoi edhe sfida e Ligës B mes Malit të Zi dhe Bosnjës, teksa 2 kombëtaret e vetme që festuan mbrëmjen e sotme ishin Rumania dhe Turqia. Rumunët mposhtën minimalisht 1-0 Finlandën, ndërkohë që turqit bënë detyrën në transfertë ndaj Luksemburgut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN