MENU
klinika

Ku do të luajë sulmuesi shqiptar?

Arsyeja pse Spezia nuk blen dot kartonin e Manajt

16.06.2022 - 16:08

Rey Manaj mbylli një sezon pozitiv me Spezia-n, 5 gola të shënuar, asiste dhe shumë personalitet në fushë. Manaj fitoi simpatinë e stafit drejtues, simpatinë e tifozëve, por duket shumë e vështirë që Spezia të përballojë kostot e sulmuesit kuqezi.

Në sezonin e ri, sipas kontratës që ka me Barcelonën, Manaj përfiton 800 mijë euro në muaj, por në Itali, ku përfshihen edhe taksa të ndryshme, Manaj do t’i kushtonte Spezia-s afro 1,5 milionë euro në vit, një shifër e lartë, e papërballueshme për një klub të vogël.

Për këtë arsye, drejtuesit e Spezia-s janë dorëzuar, kanë hequr dorë nga ideja për të blerë kartonin e Manaj. Sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet te Barcelona, skuadër që ka në pronësi kartonin e Manajt.

Gjithnjë sipas mediave italiane, nëse Spezia nuk gjen një opsion më të përshtatshëm për fazën sulmuese, mund t’i rikthehet pistës Manaj. Sulmuesi kuqezi me siguri nuk do të gjente hapësira sërish në ekipin e parë të Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN