MENU
klinika

NBA

Boston shfrytëzon fushën dhe udhëheq në finale

09.06.2022 - 10:44

Ekipi i Boston Celtics fitoi sot 116-100 ndaj Golden State Warriors në finalen e tretë play off, duke marrë sërish komandën e ndeshjeve, ku tashmë udhëheq 2-1 serinë.

Përballë tifozëve të saj, skuadra e Boston nuk zhgënjeu, duke bërë një ndeshje të mirë, që e udhëhoqi vazhdimisht. Golden State u “zgjua” vonë, u përpoq të rihapë ndeshjen por e kishte të pamundur. Për miqtë u dalluan Curry me 31 pikë e Thompson me 25 pikë, por që s’mjatuan për të evituar humbjen.

Boston bëri një lojë më të mirë kolektive, ku Brown realizoi 27 pikë, Tatum 26 e Smart 24 pikë. Këtë herë, te skuadra e Golden State zhgënju stoli, që nuk ishte shumë aktiv. Edhe ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, që do të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë për t’iu afruar titullit kampion në NBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN