MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë shkaktarët e fshehur të astmës?

07.06.2022 - 10:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë shkaktarët e fshehur të astmës?

Mjeku: Shumë njerëz kanë probleme të frymëmarrjes që mund të ndikojnë në sëmundje të tilla si bronkit kronik, rinitit dhe asmë, e cila është më e zakonshmja. Shumllojshmëria e simptomave si kollitja, gripi dhe ftohja kronike, problemet e frymëmarrjes, pikimi i hundës, fyti i thatë, janë vetëm disa nga “paralajmëruesit” e astmës.

Ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë “të fshehur” që nuk kuptohen lehtë që vijnë si pasojë e astmës:

Alergjia ndaj ushqimeve dhe ndjeshmëritë: alergjia mund të bëhet e rrezikshme sepse bllokon rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton shtrëngime që e bëjnë të vështirë të marrësh frymë. Studimet tregojnë se këto simptoma kanë treguar në 72% të rasteve që njerëzit kishin alergji apo ndjeshmëri ndaj ushqimeve, vuanin nga astma. Alergjitë ushqimore më të zakonshme janë tek arra, kikirikët, soja, peshku, midhjet, produktet e qumështit, agrumet etj.

Kripa: sasia e lartë e kripës rrit reaktivitetin bronkial të histaminës.

Hipoklorhidria: është e lidhur me mungesën e aciditetit në stomak. Sipas një studimi ku ishin përfshirë 200 fëmijë astmatikë, u zbulua se rreth 80% e tyre kishin nivele të ulëta aciditeti në stomak. Kjo gjë shkakton gjithashtu inflamacionin e zorrëve, problemeve me stomakun dhe probleme me frymëmarrjen.

Luhatja hormonale: nivelet e ulëta të estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojnë ngushtim në rrugët e frymëmarrjes.

Ndotja e mjedisit:ekspozimi ndaj mjediseve të ndotura i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj alergjisë. Kimikatet që thithen, pluhurat, poleni bimor, myku janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e organizmit të njeriut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.