MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ç’mund të bëj për kolesterolin e lartë?

22.06.2022 - 10:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam 55 vjeç. E kam kolesterolin 280, kam dhimbje në shputat e këmbëve.

Mjeku: Niveli i lartë i yndyrnave në gjak është shumë i dëmshëm. Duhet marrë mjekim. Pacienti duhet të kontrollojë dietën, që do të thotë, jo yndyrna dhe hipokalorike. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme kryerja e aktivitetit fizik dhe lëvizja. Mjekimi kryhet në bashkëpunim me mjekun specialist, pasi kryhen të gjitha analizat e nevojshme për trajtimin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.