MENU
klinika

Bashkëpunimi me Kidën

Dafina ka dy fjalë për të gjithë kritikuesit

19.06.2022 - 11:10

Bashkëpunimet janë moda më e fundit në vendin tonë e sidomos gjatë sezonit veror. Dy këngëtaret mjaft të dashura për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kida, sollën para pak ditësh këngën “Luje belin”. Dhe siç na sygjeron titulli kënga ishte plot ritme verore dhe tashmë numëron më shumë se 4 milionë shikime në YouTube.

Por pavarësisht kësaj fansat nuk duken tepër të kënaqur dhe komentet jo dhe aq pozitive kanë vërshuar. Sipas tyre dyshja kishte potencial për më shumë dhe se prisnin diçka tjetër prej tyre. Këto komente nuk kanë shpëtuar nga syri i Dafinës, e cila ka postuar një video në TikTok si kundërpërgjigje. Dafina thotë se- “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjen”!

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, DJ Geek, janë një nga çiftet më të komentuar në median rozë, të lidhur së bashku prej disa vitesh tashmë.
Lidhja disa vjeçare si duket i ka bërë edhe më serioze gjërat mes çiftit, këtë e ka konfirmuar vetë Dafina e cila ka nisur tashmë të bëjë planet për të ardhmen.
“Sa i përket planeve për fëmijë, çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një “miniDafina”. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”- u shpreh Dafina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Beatrix Ramosaj te Ledri Vula

Kush janë vipat më të paguar gjatë verës?


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat