MENU
klinika

“Europianët i tremben Shqipërisë etnike”

Avokati Ngjela: Nëse na lënë jashtë BE-së, rruga e vetme është…

27.06.2022 - 20:28

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar zhvillimet e fundit në të vendit tonë në raport me procesin e integrimit europian.

Sipas tij, nëse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, atëherë vendi ynë do të kërkojë juridikisht bashkim kombëtar me Kosovën.

Në një postim në Facebook, Ngjela thotë se evropianët tremben nga Shqipëria etnike.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Mos-hapja e negociatave me BE i detyron shqiptarët të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë. Shumë mirë që kjo është tani një tezë e hapur e hedhur nga kryeministri i Shqipërisë.

l.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë: vetëm bashkimi kombëtar është politika e saj, nëse do ta lënë jashtë Bashkimit Evropian.

Nëse fillon iniciativa juridike për Bashkim kombëtar në Prishtinë dhe në Tiranë, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Serbia do të kenë konvulcion në psikikën e tyre politike, sepse do t’i kapë sërish frika që kanë pasur nga Arbëria e plotë si shtet i pavarur, frikë kjo e nisur që në Shekullin e XVIII e gjersa në pushtet erdhën në Tiranë krerët politikë të Partisë Demokratike, në vitin 1992, dhe ata të Partisë Socialiste në vitin 1997. Por edhe në vitin 2004 e deri sot.

Sot duket sikur ka ndryshuar.

ll.

Rama po duket që është vetvetja.

Prandaj nëse është vetvetja, duhet ta çojë deri në fund idenë e tij sipas gjykimit: Shqipëria: ose në Bashkimin Evropian, ose në bashkim kombëtar – Shqipëri Kosovë.

Kryeministri shqiptar sot në Shqipëri e ka këtë detyrë historike dhe kjo është një politikë fituese sepse:

Të gjithë evropianët, me përjashtim të Britanisë, i tremb Shqipëria etnike.

Por shqiptarët janë në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo mjafton.

Atëherë: a janë sot dy shtete shqiptare të pavarur, Shqipëri dhe Kosovë? Kjo dihet tani.

Teza e kryeministrit shqiptar: Shqipëria dhe Kosova ose në Bashkimin Evropian ose në Bashkim Kombëtar, është gjetje e madhe politike.

Prandaj, kjo politikë duhet të fillojë edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë.

Sepse, ne shqiptarët jemi tamam në kohë: dëmtimi kolosal i Rusisë në Ukrainë, i jep siguri nismës sonë për Bashkim Kombëtar.

Kurse, aleanca e madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është garanci historike absolute për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.