MENU
klinika

“Kundër luftës, na mori gjithçka”

Futbollistja ruse kundër Putin: Peng të propagandës!

07.06.2022 - 19:56

Një futbolliste ruse është shprehur kundër luftës, duke thënë se nuk mund ta shikojë këtë ngjarje çnjerëzore dhe të heshtë. Nadya Karpova, një anëtare e ekipit rus të femrave dhe sulmuese e Espanyol në Spanjë, është një nga të paktët sportistë rusë që ka dalë kundër Putin.

“Vladimir Putin na mori gjithçka, ai mori të ardhmen tonë. Në të njëjtën kohë, ai e bëri këtë me pëlqimin tonë të heshtur. Ata (qeveria) nuk dëshmuan rezistencë të fortë.

Shumica e njerëzve thjesht po mbyllnin sytë ndaj padrejtësisë, duke menduar se nuk ishte puna e tyre. Unë besoj se duhet të bëjmë gjithçka për t’i çliruar nga kjo.

Uroj që gjithnjë e më shumë rusë, edhe atletët rusë, të flasin hapur në mënyrë që njerëzit e tjerë që janë kundër luftës ta dinë se ata nuk janë pakicë. Nuk mund të pretendosh se asgjë nuk po ndodh. Koha e heshtjes duhet të përfundojë.

Kjo qeveri do të ikë një ditë, janë të gjithë të vjetër. Kur kjo të ndodhë, ne do të jemi ende gjallë dhe duhet të jemi gati të zgjidhim gjithçka. Shpresoj se do të ndodhë shumë shpejt”, – u shpreh Karpova në një intervistë për BBC.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN