MENU
klinika

Më pak dërgesa të gazit rus në Evropë

Gazprom redukton furnizimin me gaz në Itali

17.06.2022 - 16:52

Firma energjetike italiane Eni tha të premten se gjigandi rus energjetik Gazprom po reduktonte furnizimet e tij me gaz në Itali me 50%. Në javët e fundit, Moska ka reduktuar ose ndërprerë furnizimin me gaz për disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Operatori francez i rrjetit GRTgaz tha gjithashtu të premten se Franca nuk ka marrë asnjë gaz rus nëpërmjet Gjermanisë që nga 15 maji, duke përmendur efektet e uljes së furnizimit rus. Zyrtarët rusë fajësuan problemet e mirëmbajtjes në tubacionin Nord Stream 1 nga Rusia në Gjermani.

Italia merr rreth 40% të gazit të saj të importuar nga Rusia, megjithëse po përpiqet të zvogëlojë këtë varësi. Franca merr rreth 17% të gazit të saj nga Rusia përmes lidhjeve të rrjetit me Gjermaninë.

Italia akuzon Gazpromin për ‘gënjeshtra’
Më parë këtë javë, dërgesat e gazit të Gazprom në Itali ishin ulur tashmë – 15% të mërkurën dhe 35% të enjten.

Kryeministri italian Mario Draghi, i cili ishte në një vizitë në Kiev me liderët gjermanë dhe francezë, hodhi poshtë “arsyet teknike” të Gazprom si një justifikim.

“Si Gjermania dhe ne dhe të tjerët, besojnë se këto janë gënjeshtra. Në realitet ata po përdorin politikisht gazin sikurse po përdorin grurin për përdorim politik,” tha Draghi në një konferencë shtypi në Kiev me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez. Emmanuel Macron.

Më pak dërgesa të gazit rus në Evropë
Gazprom shkurtoi dërgesat në Gjermani me më shumë se 60% këtë javë. Kompania ruse e kontrolluar nga shteti tha se reduktimet e furnizimit nëpërmjet tubacionit nënujor Nord Stream 1 ishin për shkak të vonesave në punën e riparimit nga kompania gjermane Siemens.

Por Gjermania pretendoi se masa e Gazprom ishte e motivuar politikisht.

Nord Stream 1 është tubacioni kryesor i gazit rus në Evropë pasi rrjedhat e gazit përmes Ukrainës u reduktuan në mes të luftës.

Të enjten, komisioneri i ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni, paralajmëroi se ekonomia e bllokut mund të hyjë në një recesion nëse ndalon furnizimet me gaz rus, por theksoi se deri më tani nuk ishte kështu.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga Deutsche Welle

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Financial Times": Sa keq mund të bëhet?

Goditja globale e stagflacionit të vitit 2022

Analiza nga "Proect Syndicate"

Embargoja e naftës në Evropë, nuk mjafton!


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”