MENU
klinika

Liga e Kombeve

Gjermania “shuplakë” Italisë, Hungaria “poker” Anglisë

14.06.2022 - 22:43

Gjermania ka regjistruar një fitore historike ndaj Italisë në Ligën e Kombeve, duke triumfuar 5-2 në Monchengladbach. Një humbje që djeg shumë për axurrët, të cilët nuk po arrijnë të ngrihen në nivelin që ishin një vit më parë.

Pancerat shënuan dy herë në pjesën e parë. Ishte Kimmich që zhbllokoi shifrat në minutën e 10, që ndoqi më vëmendje një aksion të gjermanëve. Në fundin e pjesës së parë Gundogan dyfishoi me penallti, pas një gabimi të Bastonit në dëm të Hofman.

Në fillimin e pjesës së dytë është Muller që trefishon shifrat. Kapiteni u tregua i saktë me një gjuajtje brenda zonës. Furia e gjermanëve nuk do të ndalej këtu, Werner në 68’ shënon golin e katërt. Pa kaluar as një minutë, Donnarumma gabon dhe Werner shënon golin e pestë. Italia realizon gme Gnonto në 78’ dhe Bastonin ne 94’.

Por befasia më e madhe ishte fitorja 4-0 e Hungarisë në Angli. Miqtë shënuan një herë në të parën dhe tri herë në të dytën, ku spikati dopieta e Sallai. Kjo fitore ngjit Hungarinë në vendin e parë, Anglia e fundit.

Holanda ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Uellsit, duke marrë kështu kryesimin e grupit 4 të League A. Golat për “tulipanët” u realizuan në minutën e 17’ nga Lang, në të 23’ nga Gakpo dhe në minutën e 94’ nga Depay, teksa për uellsianët shënuan Johnson në minutën e 26’ dhe Bale në minutën 92’, penallti. Kështu Holanda kryeson grupin me 10 pikë, teksa Uellsi renditet i fundit me 1 pikë.

Ndërsa Polonia është mundur në shtëpi nga Belgjika, me rezultatin që u vulosi nga goli i Batshuayi në minutën e 16’, i cili u dhuroi fitoren belgëve. Pas këtij takimi Belgjika renditet në vend të dytë të grupit 4 të League A me 7 pikë, teksa Polonia renditet në vend të 3-të me 4 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN