MENU
klinika

Deri në 15 shtator

Greqia heq përdorimin e maskave kundër COVID-19

01.06.2022 - 10:30

Greqi ka njoftuar se maskat nuk do të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Tashmë qytetarët do të do jenë më të lirshëm, por me disa përjashtime specifike.

Gjatë tremujorit të ardhshëm të verës, si dhe 15 ditëve të para të shtatorit,përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura do të pezullohet. Ndërkohë në ambientet e hapura është pezulluar që nga fundi i prillit .

Megjithatë, do të mbetet një mburojë kundër qarkullimit kërcënues të koronavirusit në të gjitha strukturat shëndetësore publike dhe private, p.sh. spitale, klinika, qendra diagnostike, etj., në të gjitha shtëpitë e të moshuarve private dhe publike dhe transportin publik urban. metro, hekurudhë elektrike, autobusë, trolejbusë dhe tramvaje).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ Si do e shpenzojë fondin e BE?

A do e shpëtojë Greqinë “Greqia 2.0”?