MENU
klinika

Formula 1

Leclerc mbetet mbret i “pole position” këtë sezon

11.06.2022 - 17:33

Charles Leclerc me Ferrari do të niset i pari nesër në garën e Baku në Azerbajxhan, e teta e këtij edicioni në Formula 1. Është pole-position numër 4 radhazi në këtë sezon, i gjashti në total, të dhëna që tregojnë përmirësimin e dukshëm të Ferrarit.

Megjithatë, Leclerc nuk do ta ketë aq të lehtë të fitojë nesër, pasi pas tij do të ketë dy makinat Red Bull, në vendin e dytë meksikani Sergio Perez dhe i treti kampioni në fuqi Max Verstappen, që kryeson edhe garën për pilotë.

Në vendin e katërt makina Ferrari e Carlos Sainz, që ishte më i shpejti deri në xhiron e fundit. Rusell në vend të pestë, Gasly i gjashti dhe vetëm vend i shtatë për Hamilton, i cili nuk po arrin të konkurrojë si dikur.