MENU
klinika

20 mln euro në sezon

Oferta joshëse, Mourinho mund të ikë nga Roma

04.06.2022 - 19:16

Jose Mourinho i shprehu besnikëri Romës për të paktën edhe një vit, por oferta e fundit mund ta joshë shumë trajnerin portugez. PSG ka nisur nga puna për të përzgjedhur teknikun e ri të skuadrës, me largimin e Mauricio Pochettinos që duket një çështje e vulosur.

Në orët e fundit një lajm i bujshëm se Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ri i skuadrës duket se ka fituar terren. Sipas raportimeve nga  e përditshmja angleze, “Telegraph”, drejtuesit e parizienëve duket se kanë kontaktuar portugezin për ta bindur.

Pritet që trajneri kampion i parë  Conference League të bëhet trajneri i skuadrës duke i ofruar dorë të lirë në merkato për të zgjedhur futbollistët që do të transferohen,  si dhe një pagë prej 20 milionë euro në sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN