MENU
klinika

Spikat Lewandowski

Pesë objektivat e Barcelonës në merkaton e verës

18.06.2022 - 19:34

Barcelona ka një plan të qartë për këtë verë dhe po ndërmerr hapa konkretë për ta bërë realitet. Hapi i parë është finalizimi i njërës prej dy marrëveshjeve të miratuara nga anëtarët gjatë Kuvendit të së enjtes, diçka e nevojshme për të shmangur humbjet në fund të vitit dhe për të rritur diferencën e “fair play”.

Për më tepër, klubi po përpiqet të ulë faturën e pagave. Me këto kushte klubi do të mund t’i afrohet me besim afatit kalimtar, pasi në tavolinë ka pesë emra.

Robert Lewandowski, Raphinha, Jules Kounde, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë objektivat kryesorë. Megjithatë, klubi katalanas do të duhet të paguajë një shumë për secilin prej tyre.

Këto përforcime, nëse mbërrijnë, do t’i bashkohen Franck Kessie dhe Andreas Christensen tashmë të transferuar. Gjithsesi, objektivi kryesor është sulmesi polak, i cili edhe vetë ka deklaruar se dëshiron vetëm Barcelonën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN