MENU
klinika

Kualifikueset e Evropianit

Shpresat e Kosovës kalojnë Shqipërinë në renditje

04.06.2022 - 22:00

Kosova U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme në sfidën përballë Andorrës, për kualifikueset e Europianit U-21, duke triumfuar 0-3. Sfida nisi mirë për Kosovën, ku Veliu shënoi me anë të një 11-metërshi në minutën e 11’.

Në pjesën e dytë, ish-lojtari i Skënderbeut, Leard Sadriu, i cili u largua përpara një jave nga korçarët, në minutën e 52,  ndërsa dy minuta më vonë shënoi dhe Krasniqi.

Kështu “Dardanët” renditen në vendin e tretë, duke parakaluar Shqipërinë dhe Slloveninë. Gjithsesi ky vend nuk të dërgon në Europian dhe vendi i dytë nuk mund të arrihet.