MENU
klinika

Formacioni i mundshëm

Si pritet të luajë Kombëtarja në Islandë

06.06.2022 - 12:51

I ndikuar nga disa mungesa, si ajo e Brojës, Uzunit, Bares, Laçit apo Manajt, trajneri Edy Reja mendohet që të luajë me një formacion të tillë sonte kundër Islandës:

Në portë i besohet eksperiencës së Etrit Berishës (mungon edhe Strakosha), ndërsa mbrojtja me një rreshtim me pesë, ku bëjnë pjesë: Balliu në të djathtë, Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti në qendër dhe Hysaj në majtë.

Përpara tyre dhe në mesfushë mbetet një dilemë se kush do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin, Nedim Bajrami apo Endri Çekiçi. Ndërkohë, në sulm italiani pritet që t’i besojë dyshes Cikalleshi-Seferi. Balaj dhe Vioni janë alternativat në vijën e parë.