“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të kontrolloj kolesterolin e lartë?
Mjeku: Mbajtja nën kontroll dhe ulja e kolesterolit kërkon që të mbani një dietë të ekuilibruar dhe të hiqni dorë nga zakonet e këqija si duhani, alkooli etj. Kolesteroli është një lloj yndyre, i njohur gjithashtu si një lipoid që gjendet në trup dhe është i nevojshëm për të kryer funksionet vitale. Ai është i pranishëm në tru, mëlçi, sistemin nervor, gjak etj. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë shmangien e konsumit të produkteve shtazore, në qoftë se një person është diagnostikuar me kolesterol të lartë.
Kontrolloni ushqimin: siç u përmend edhe më lart, ushqimi që konsumoni luan një rol shumë të rëndëshishëm në parandalimin dhe kontrollin e kolesterolit të lartë. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në eliminimin e kolesterolit të keq. Këtu do t’ju paraqesim disa nga ushqimet që ndihmojnë në kontrollin e kolesterolit:
Fibrat: konsumi i fibrave bimore është thelbësor për kontrollin e kolesterolit sepse lidhen me yndyrnat dhe ndihmojnë që t’i heqin ato nga trupi. Fibrat më të mira janë të pranishme tek fasulja, tërshëra, elbi, molla, orizi ngjyrë kafe etj.
Peshku: ekspertët rekomandojnë të hahet peshk të paktën 2 herë në javë sepse është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq. Salmoni, toni, skumbri, sardelet, harenga dhe trofta janë veçanërisht të rekomanduara.
Vaj ulliri: mos përdorni yndyrna të tjera nëse vuani nga kolesteroli i lartë, ju duhet të konsumoni vaj ulliri ekstra të virgjër.
Soja: nëse hani ose pini produkte të sojës çdo ditë, kolesteroli juaj do të ulet me 10%.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.