MENU
klinika

"Kam qenë me fat"

Trajneri i Golden State në historinë e NBA

18.06.2022 - 19:05

Steve Kerr është nga të paktët persona në NBA që ka arritur të fitojë 9 titujt kampionë. 5 prej tyre i ka fituar si lojtar (3 me Chicago Bulls dhe 2 me San Antonio Spurs) dhe 4 si trajner, të gjitha në krye të skuadrës së Golden state Ëarriors.

Më i fundit dy ditë më parë, kur skuadra e tij mposhti në finalet play off 4-2 me ndeshjen rivalët e Boston Celtics. Shumë pak njerëz kanë mundur të fitojnë kaq shumë tituj në NBA, ndaj dhe Kerr ka hyrë në olimpin e këtij sporti, si një nga më fituesit.

Duke folur për këtë fakt, 56-vjecari thotë: “Kam qenë me fat, pasi kam qenë gjithnjë pranë njerëzve të duhur dhe kam fituar”. Kerr dikur ka patur shok skuadre legjendën Michael Jordan, ndërsa sot drejton një tjetër fenomen si Stephen Curry.

“Ka qenë një sezon me shumë luhatje, por atëherë kur duhej ishim në formë dhe arritëm një triumf të madh. Curry me kujton Tim Dunkan, pasi kanë shumë besim në aftësitë e tyre. Por e gjithë skuadra ka qenë e jashtëzakonshme, por pa Steph ky titull s’do të ishte i mundur”, tha Kerr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN