MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Uzuni: Ndaj Izraelit luajmë vetëm për fitore

08.06.2022 - 15:00

Me Kombëtaren është rikthyer edhe Myrto Uzuni, i cili nuk udhëtoi drejt Islandës për shkak të një shqetësimi në kavilje, teksa theksoi se tashmë ndihet gati për sfidën ndaj Izraelit. Uzuni u shpreh se i vetmi objektiv për këtë përballje është fitorja dhe tre pikët, ndërsa vlerësoi edhe ekipin izraelit.

Gjendja aktuale fizike – Kam pasur një shqetësim në kavilje që kur isha në Granada dhe e lëndova sërish në stërvitjet me Kombëtaren, por tani ndihem shumë mirë dhe jam në formën time mendoj.

Çfarë na mungoi në ndeshjen ndaj Islandës? – Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë Kombëtarja, por mendoj që çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi edhe një barazim me Islandën, jemi në garë për vendin e parë, që është edhe objektivi ynë.

Sa e ndjejmë presionin në këtë ndeshje? – Presionin e ndjejmë gjithmonë, pasi nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi, ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda, por nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë.

Biseda me trajnerin? – Trajneri pret gjithmonë më të mirën, të ketë lojtarët më të mirë në dispozicion. Siç e thashë edhe më parë, kemi një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. e vetmja gjë është të jemi të bashkuar dhe të fitojmë ndeshjen e t’i japim kënaqësi tifozëve tanë të cilët do të vijnë për të na parë.

Objektivi për sfidën ndaj Islandës – Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja, ky është objektivi ynë kryesor. E pamë ndeshjen ndaj Islandës, për mua ishte emocion ta shihja ndeshjen nga televizori sa të isha atje. Tani grupi u plotësua i gjithi, përveç mungesës së Roshit, që ndihet pasi ka qenë gjithmonë aty për ekipin. Por tani mendojmë vetëm për fitore, as barazim, as humbje. Do hymë në fushë me këtë ide.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria, 10 vende para në FIFA

Baraspeshë në përballjet me Izraelin


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak