MENU
klinika

Ka një arsye...

E keni për zakon të flisni teksa jeni në gjumë? Ja pse ndodh!

08.07.2022 - 16:54

Te paktën një herë në jetë na kanë thënë se një natë më parë kemi folur në gjumë. Menjëherë, bëhemi kuriozë të dimë se çfarë kemi thënë dhe nëse kemi nxjerrë ndonjë sekret që nuk duhet. Pyetja e parë është: “Çfarë thashë?!” E folura në gjumë, njihet ndryshme me termin “somniloquy” mund të ndodhë gjatë kohës që jemi në tranzicion mes dy fazave nga gjysmë-zgjuar në gjumë të plotë.

Po çfarë themi kur flasim gjatë gjumit? Njerëzit flasin për gjëra nga më të ndryshmet në gjumë. Disa e bëjnë bisedën të duket si bashkëbisedim me persona të padukshëm, kurse të tjerë betohen. Ka nga ata që thonë gjëra krejt të pakuptimta. Në cilat raste rekomandohet një takim tek mjeku?

Nëse fëmija juaj për shembull djersitet gjatë natës, e folura shoqërohet me lëvizje që shprehin frikë apo pasthirrma, është i nevojshëm konsultimi. Edhe nëse nuk është një çrregullim në regjimin e gjumit, mund të jetë një problem që lidhet me pjesën emocionale tuajën apo një eksperiencë të keqe që vjen nga e shkuara.

Profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për Hulumtime të Gjumit në Universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit paraqitet gjatë “gjumit të lehtë”.

Të folurit në gjumë nuk është i lidhur me ëndërrimin, por me gjumin e lehtë.

Sipas tij, ankthi dhe stresi mund të përsëritin të folurit gjatë gjumit. Me siguri keni filluar të ankoheni për temperaturat e larta dhe gjumin e parehatshëm. Kur zgjoheni në mëngjes jeni të lodhur dhe pa gjumë?! Nuk keni pse të shqetësoheni më, mjafton të ndiqni këto 9 këshilla.

Sa orë gjumë duhet të flemë çdo natë për të qenë në maksimumin tonë gjatë ditës? Në ditët e sotme, mes ritmeve frenetike dhe angazhimeve të të gjitha llojeve, gjumi pothuajse është kthyer në një luks. Madje ka nga ata që për të demonstruar zellin e tyre, mburren se flenë disa orë çdo natë dhe ngrihen shumë herët në mëngjes për të qenë më “performues”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4 pyetje që duhet të diskutoni me mjekun

A është gërhitja frymëmarrje jonormale?