MENU
klinika

Çmimet nga 2000-12.500 lekë

“Edhe një muaj nga dueli i madh”, Marku tregon për biletat

25.07.2022 - 13:52

Florian Marku para pak ditësh zbuloi rivalin e 25 gushtit, sfidë që do të zhvillohet në “Air Albania”. Boksieri shqiptar bëri me dije se përballë është një meksikan.

“Kam pritur gjithë karrierën time për t’u rikthyer për një ndeshje kaq të madhe në Atdhe. Kjo është për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë time. Kjo është koha ime, më 25 gusht kthehem në Shqipëri për t’u ndeshur për titullin e dytë në karrierën time ËBC Silver Interim kundër meksikanit Miguel Parra, në një stadium gjigant si “Air Albania”.

Dhe menjëherë pas këtij njoftimi, kanë dalë biletat në shitje. Marku ka publikuar linkun për t’u ardhur në ndihmë fansave për të prenotuar një biletë: https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1151&fbclid=IwAR0MkKWtPR951SC2w3eH4DH3vGIN–ClIcZR299n8sseKByBWOQ9OHVAJAo Çmimet variojnë nga 2 mijë lekë në 12 mijë e 500 lekë.