MENU
klinika

Conference League

Eliminohet Vllaznia, rezistoi për 58 minuta

28.07.2022 - 21:20

Aventura e Vllaznisë në Evropë këtë edicion merr fund shumë shpejt, duke mos kaluar asnjë tur, pavarësisht se e nisi nga i dyti në Conference League. Pas barazimit 1-1 në Shkodër, kuqeblutë u mposhtën 3-0 nga Universitate Craiova në Rumani.

Pjesa e parë foli totalisht për vendasit rumunë, teksa shkodranët e patën të vështirë të dilnin në ndonjë kundërsulm. Vllaznia rezistoi deri në minutën e 58-të, teksa pësoi golin e parë.

Ishte Mateiu për Universitatean ai që i dha avantazhin të tijve, duke çliruar të tijtë. Kaq mjaftoi dhe Vllaznia u zbërthye, pasi pas katër minutash të besuarit e Mirel Josës pësojnë edhe golin e dytë. Ishte Silva ai që shënoi golin e sigurisë.

Vllaznia ishte e pafuqishme për të shënuar një gol që të hapte takimin. Madje rumunët shënuan edhe golin e tretë në minutën e 80-të. Shkodranët tani do të mendojnë për kampionatin, ndërsa Universitatea kalon në turin e tretë, teksa do të ndeshet me ukrainasit e Zorya Luhanks.