MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar mbetet në merkato

Kjo është oferta më konkrete dhe bindëse për Brojën

16.07.2022 - 16:13

Lojtari i dëmtuar, trajneri që thotë se nuk do ta shesim, por oferta nuk mungojnë drejt Armando Brojës. Ëest Ham ka bërë një ofertë konrekte për sulmuesin shqiptar të Chelsea.

Hammers i kanë ofruar 30 milionë sterlina (rreth 35 milionë euro) Chelsea-t për sulmuesin shqiptar 20-vjeçar, i cili ka shënuar nëntë gola në 38 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar me Southampton, ku është transferuar me formulën e huazimit.

Sipas mediave angleze, Ëest Ham është i gatshëm të paguajë 25 milionë stërlina menjëherë (rreth 30 milionë euro) për Brojën. Negociatat mes dy klubeve vazhdojnë, me Armando Brojën që është aktualisht në turne me Chelsea-n në Amerikë.

Ai ka marrë një goditje këtë javë, por duket se nuk është diçka serioze. Ëest Ham është mes disa klubeve të Premier League të interesuar për të siguruar shërbimet e yllit kuqezi këtë verë, duke përfshirë Everton-in, Neëcastle dhe Southampton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi shqiptar mbetet në merkato

Fat i keq për Brojën, dëmtohet në seancën e parë