MENU
klinika

E ardhmja e portierit shqiptar

Kthesa e madhe, Strakosha te Manchester United?

09.07.2022 - 16:17

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, duket se më në fund e ka gjetur një skuadër dhe bëhet fjalë për klubin historik të Premier League, Manchester United.

Siç bënë me dije media britanike, “Talk Sport”, klubi i “Kjajve të Kuq” është shumë pranë marrëveshjes me portierin shqiptar. Ai shihet si zëvendësuesi i Henderson, i cili u largua drejt Nottingham Forest, me shqiptarin që pritet të jetë portier i dytë pas De Geas.

Erik ten Hag kërkon që portieri i dytë i tij të jetë dikush që ka eksperiencë dhe për këtë arsye e pëlqen shqiptarin, i cili ka marrë atë që i duhet nga Lacio gjatë këtyre viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN