MENU
klinika

Polaku paraqitet te Bayern

Lewa dhe familja e tij kërcënohen me vdekje

13.07.2022 - 12:45

Robert Lewandowski u rikthye në Munih, por ndryshe nga se pritej, sulmuesi polak erdhi vetëm, pa familjen e tij. Sipas mediave të ndryshme, ky vendim i Lewandowskit vjen pasi javët e fundit polaku ka marrë kërcënime të shumta.

Madje mes tyre ka pasur edhe kërcënime me vdekje, pasi tifozët nuk e kanë pritur mirë vendimin e tij për t’u larguar nga Bayern. “Bomberi” polak ka dalë në stërvitje, por nuk pritet të qëndrojë gjatë në Munih pasi Barcelona ka rritur sërish ofertën.

Sipas RMC Sport, klubi blaugrana ka trokitur sërish në dyert e Bayern këtë herë duke i vendosur në tavolinë 50 milionë euro, shifër kjo e cila mund të bëjë të mundur transferimin e tij në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi kuqezi kaloi sot në Angli

Klauzola e Manajt që mund ta rikthejë te Barça