Duket e pamundur, por është e vërtetë: sot, e mërkurë 13 korrik 2022, Harrison Ford mbush 80 vjeç.
Ikona e kinemasë botërore, prej 60 vitesh para kamerës, na ka dhuruar shumë nga personazhet më të dashura të ekranit: Han Solo, Indiana Xhons, Rik Degard etj. Ai gjithmonë e ka përcaktuar veten: “Një marangoz, që, rastësisht iu dha hua artit më të bukur që ekziston”./Konica.al
Eksperiencat e tij në ekranin e madh kanë qenë të shumta, disa prej tyre kanë hyrë në kulturën popullore. Një plak gërnjar i mrekullueshëm, për më se 80-vjet. Është një rast i çuditshëm, për disa arsye.
E para, sepse Ford është i vetmi yll i madh i filmit. Nikolson është një i vetmuar. Paçino dhe De Niro kaluan në parodi, shumë kohë më parë. Të gjithë të tjerët janë shumë të rinj, për t’u kualifikuar. Ndërsa Ford, vijon të mbetet prezent. Shpesh, kur yjet e filmit arrijnë majën, personazhet që ata luajnë kanë zakon të bëhen zgjatime të personalitetit të tyre. Megjithatë, jo për Fordin. Ai është Han Solo. Është Indiana Xhons. Është Riçard Kimbëll, Xhek Rajan, Rik Dekard. Për ta quajtur një karrierë të pabesueshme, do të ishte nënvlerësim. Arsyeja tjetër, pse kjo ditëlindje është e çuditshme, është se duket sikur ai ka qenë 80-vjeç për dekada. Sepse, në një industri ku të gjithë të moshës 25-vjeç e lart, i ka pushtuar dëshpërimi i çuditshëm për t’u kapur pas rinisë së tyre për një jetë të shtrenjtë, duke shfytyruar fytyrat me operacione të panevojshme në përpjekje për të mashtruar botën, për të na bërë të mendojmë që kanë ngrirë në kohë, Fordi, si askush tjetër, e ka përqafuar rolin e një burrështetasi të moshuar.[…]
Jo, plaku i vërtetë brenda Fordit, ka më shumë gjasa të dalë për të luajtur në skenat televizive. Një nga të preferuarat është takimi i tij, me David Blaine. Ndërkohë që sulmet e Blaine-it arrinin shpesh, deri në kërcënim, duke luajtur me marrëzitë mistike, puqja me Fordin në 2013-ën, nuk mund të kishte qenë më i qetë. Gjatë gjithë takimit të tyre, që duket se ndodh në kuzhinën e Fordit, marrëzitë mistike të Blaine-it hasin në një mur heshtjeje. Në asnjë moment, nuk mund të thuash nëse Fordi është i kënaqur, i mërzitur, apo i mahnitur nga mashtrimi i tij. Ai flet vetëm një ose dy herë, duke konfirmuar detaje dhe duke bërë të ditur emrin e kartës që ka zgjedhur. Kur mashtrimi i Blaine-it përfundon me lulëzimin e zakonshëm (karta e lojës ishte brenda një fruti, gjatë gjithë kohës), Ford e shikon atë katror në sy dhe gërthet: “Largohu nga shtëpia ime”. Gjeniale. E meriton të jetë klipi për të cilin mbahet mend. Po ashtu edhe shakaja e tij me lakrën gjatë një paraqitje te David Letterman.[…] Një pjesë e këtij personaliteti është aftësia për të qëndruar dy ose tre rrahje pas gjithë të tjerëve, sikur po e kap ngadalë një shaka me të cilën, të gjithë të tjerët mbaruan së qeshuri, me kohë. Shembulli i gjallë është kur, me yllin tjetër në “Blade Runner”, Ryan Gosling, u intervistua nga Alison Hammond i “This Morning”. Në fillim, Ford qëndroi i ftohtë dhe i heshtur, ndërsa Hammond bënte shaka me Gosling-un. Në një moment, Gosling shkon të ndihmojë ekuipazhin. Në fund të intervistës, Ford ia plas së qeshurës./Konica.al
Në karrierën e tij 60-vjeçare, Ford nuk ka marrë kurrë “Oscar”. I vetmi nominim, erdhi për “Dëshmitari”, i Peter Weirs. “Globi i Artë” i dha atij çmimin e karrierës më 2002. Gëzuar ditëlindjen, Harrison!