MENU
klinika

Pas përfundimit të fazës përgatitore

Messi në hotel me Antonelan 8 mijë euro nata

28.07.2022 - 18:26

Lionel Messi dhe gruaja e tij Antonela po shijojnë pak kohë bashkë në një hotel 8 mijë euro nata në Paris pas fazës përgatitore të zhvilluar nga skuadra franceze në Japoni.

Kampionët e Ligue 1 i kanë fituar të tri ndeshjet e luajtura në turneun e tyre në Azi, me Messi-n që ka shënuar në fitoren 2-1 të marrë kundër Kaëasaki. Tani, Pleshti po shijon pak kohë me partneren e jetës së tij, pasi është kthyer në kryeqytetin francez.

Dhe Antonela nuk ka humbur kohë duke zbuluar në rrjetet sociale hotelin ku ata po qëndrojnë. Ajo ka publikuar edhe një fotografi shumë të bukur të çiftit duke e shoqëruar me mesazhin “With my .”

Dhe siç bëhet e ditur në Booking.com, hoteli është luksoz dhe shumë i shtrenjtë, me çmimet që shkojnë deri në 8 mijë euro për natë në korrik. Por ky nuk është aspak një problem për Leo Messi-n, i cili po përgatitet për sezonin e tij të dytë me Paris Saint-Germain.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi i Barçës ende aktiv me futbollin

Dy kushtet e Pique që fëmijët të shkojnë me Shakirën