MENU
klinika

Triumfon me përmbysje

Mrekullia e shtatë e Djokovic në Wimbledon

10.07.2022 - 18:17

Novak Djokovic është rikthyer triumfator në një grand slam, teksa mposhti 3-1 me përmbysje në finale australianin Nick Kyrgios. Suksesi i shtatë i tenistit serb në Wimbledon, në një vit i mbushur me polemika për shkak të përjashtimit nga Australia Open si pasojë e vaksinës.

Djokovic humbi setin e parë 4-6 dhe u duk sikur do ta kishte të vështirë, por vijnë tre setet të fituara radhazi 6-3, 6-4 dhe 7-6. Gjithsesi, thjesht arritja deri në finale për rivalin Kyrgios ishte një sukses më vete.

Ky është trofeu i 22-të në një grand slam i Djokovic, duke barazuar Nadal, një më shumë se Federer. Ndërkohë, ky sukses, e ringjit sërish në krye të renditjes botërore për meshkuj pas mungesës së tenistëve rusë.