MENU
klinika

‘Valle’

Nuse me të zeza, ç’po kurdis Ronela Hajati?

20.07.2022 - 10:37

Në postimin e saj më të fundit këngëtarja Ronela Hajati na ka habitur të gjithëve. Ajo ka veshur fustanin e nusërisë në ngjyrë të zezë dhe sigurisht që dukej e mahitshme si gjithmonë. Ronela ka lajmëruar ndjekësit e saj për këngë më të re që ajo do sjellë me titull ‘Valle’, dhe pamja e veçantë është pjesë e videoklipit. Këngëtarja është shprehur se kjo është një nga videoklipet e pakta që bërë aq shumë qejf duke realizuar.

“Valle do ju shoqëroje gjithë vitin dhe është kënga ideale për të dëgjuar kur ktheni gotën e dytë”– u shpreh Ronela.

Pas pjesëmarrjes në Eurovizion, Ronela pa dyshim ka fituar zemrat e fansave Europianë. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një festival në Madrid, Spanjë, ku si gjithmonë ka shkëlqyer me përformancën plot energji. Periudha e Eurovizionit nuk ka kaluar lehtë as për Ronelën e cila në postimin e saj të fundit na ka sjellë dhe njëherë pas në kohë.

“Në fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpikën 100 justifikime për të gjetur patjetër keq… Po në fakt jemi në Spanjë, dhe si kudo në Europë çdo përfaqësues i shtetit pavarësisht çdo lloj rezultati kanë pasur suportin pozitv të mediave gjithmonë”- u shpreh Ronela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mohon lidhjen me Young Zerkën por...

A ka diçka gati Ronela Hajati për dasmë?