MENU
klinika

Zikaltrit e kanë me ngut

Pas Asllanit, Inter kërkon edhe një tjetër kuqezi

21.07.2022 - 14:34

Pas Lukakut dhe Asllanit, Inter është hedhur menjëherë në kërkim të përforcimeve të tjera. Në shënjestër kanë vënë si objektiv në merkato një nga futbollistët e përfaqësueses shqiptare, Berat Gjimshitin.

“SportMediaset” ka bërë të ditur se idea për të afruar një qendërmbrojtës vazhdon të jetë shumë konkrete dhe për këtë arsye, zikaltrit kanë rihapur bisedimet me klubin e Atalantës për mbrojtësin shqiptar.

Inter kishte shfaqur interes në fillim të verës për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, por ndjekja e Bremer e kishte lënë në plan të dytë. Asokohe, Atalanta kishte bërë të qartë se Gjimshiti ishte i paprekshëm, ndaj Inter po mendon që në një marrëveshje të mundshme të përfshijë një emër që i pëlqen Gasperinit, mesfushorin Valentino Lazaro.

Largimi i mundshëm i Skriniar drejt PSG-së e bën situatën paksa urgjente, ndaj tek Inter janë vënë në lëvizje për të siguruar një tjetër emër me cilësi në prapavijë, gjë që mund të shtyjë zikaltrit të pranojnë kërkesat ekonomike të bergamaskëve nëse nga radhët e tyre largohet sllovaku.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN