MENU
klinika

Më në fund!

Pas kritikave, Instagram bën ndryshime

30.07.2022 - 09:43

Pas kritikave të personazheve si Kylie Jenner e Kim Kardashian dhe miliona përdoruesve të tjerë, Instagram ka anuluar disa ndryshime në aplikacion.

Platforma u akuzua se po imiton TikTok-un pasi njerëzit vunë re se Instagrami i tyre “u mbush” me shumë video (Reels), përfshirë edhe video nga llogari të cilat nuk i ndiqnin.

Instagram njoftoi se po tërhiqej nga disa ndryshime, duke përfshirë versionin testues të aplikacionit ku postimet shfaqeshin në full-screen.

Platforma do të bëjë ndryshime edhe te algoritmi që shkaktoi shfaqjen e videove të llogarive që njerëzit nuk ndiqnin.

“Më vjen mirë që kemi rrezikuar – nëse nuk dështojmë herë pas here, nuk po mendojmë mjaftueshëm guximshëm,” tha kreu i Instagram-it, Adam Mosseri, në një intervistë me Platformer. “Por ne patjetër duhet të bëjmë një hap të madh prapa dhe të rigrupohemi.”

Më parë, Mossieriu shpreh se “gjithnjë e më shumë Instagram do të përmbajë video me kalimin e kohës”. Por ai pranoi se Instagrami kishte shkuar shumë larg me ndryshimet e tanishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të gjithë ata që 'vdesin' për "Reels"

Instagram vjen me ndryshime të reja!

Një prej tyre është ai që prisnim

Instagrami ka disa ndryshime të reja