MENU
klinika

Një prej më të famshmeve në botë...

Po kush po pyet, për Rrugën Egnatia! Na mjafton një ekskavator!!!

14.07.2022 - 14:11

          Rruga “Egnatia”, e cila njihet dhe si “Via Egnatia”, ka qenë një nga rrugët më të mëdha e më të rëndësishme të botës antike. Traseja e rrugës “Egnatia” nga Durrësi e deri në Qafë-Thanë është monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri.

Por, Auron Tare, me shqetësim, thotë se kjo pasuri, nuk po shfrytëzohet në funksion të turizmit, pasi nuk promovohet dhe nuk e di njeri ekzistencën e saj.


Si solli shembullin e Spanjës sesi, rrugën e një murgu e ka shndërruar në bankomat parash.

“Jemi mes Greqisë dhe Italisë, Shqipëria është një nga vendet me pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore në Ballkan.

Ke vijën Egnatia, vija perandorake që lidhte Romën me Kostandinopojën, një rrugë antike ku kanë ecur që nga perandorët e famshëm Çezari, Pompei, etërit e kishës, kryqtarët, venecianët, otomanët, të gjithë.

Nuk e di njeri. Jo vetëm që nuk e di njeri, por nuk e promovon njeri.

Jo vetëm nuk e promovon njeri, por dhe i hyjnë me ekskavator dhe e shkatërrojnë.

Santiago de Compostela në Spanjë, që është një vijë që i dedikohet një murgu i cili ka bërë një pelegrinazh dikur dhe sot, udhëtojnë 3 milion vizitorë në zonat rurale të Spanjës, që më parë nuk shkonin, ka një rritje ekonomike nga kjo rrugë e një murgu.

Imagjinoni vijën Egnatia, që “National Geographic” e ka cilësuar si një nga rrugët më të famshme të botës, nuk e promovon njeri”, – thërret Tare…

 

Fotografia kryesore: Via Egnatia, sipas Edward Lear