MENU
klinika

A ka menduar të largohet nga televizioni?

Rudina Magjistari sapo na i tregoi të gjitha

23.07.2022 - 11:10

Rudina Magjistari është tashmë në një lidhje 10 vjeçare me bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Edhe pse ka vitë që janë bashkë, Rudina nuk i ka kursyer fjalët e mira për të. Gjatë një interviste për Prive, Rudina tha se e gjejnë githmonë mënyrën për t`u mirëkuptuar dhe koordinuar me njëri-tjetrin.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– u shpreh Rudina.

Moderatorja tha se edhe pse ka ngarkesë të madhe me emisionin e saj dhe karrierën, është bashkëshorti ai që i jep asaj mbështetjen më të madhe.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr dot leje nga puna.”

E pyetur nëse ka pasur momente ku ka menduar të heqë dorë nga puna e saj, nuk e prisnim përgjigjen që Rudina na dha.

“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”-tha Rudina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishe gjithmonë një engjëll në tokë”

Mesazhet prekëse për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied