MENU
klinika

“Kardhiq-Delvinë me standardet e një rruge fshati"

Salianji: U hodhën 108 mln euro, tuneli si një vrimë miu!

14.07.2022 - 18:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga foltorja e Kuvendit kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama, jo se i merr malli, siç u shpreh ai, por sepse duhet të japë llogari.

Teksa foli për skandalet qeveritare, Salianji u ndal tek rruga Kardhiq-Delvinë, për të cilën tha se është me standardet e një rruge fshati, ndërsa tuneli tha ai ishte si “vrimë miu”.

“Është e disata javë që kryeministri nuk vjen në seancë, jo se na merr malli, ne po bëjmë cdo përpjekje që ti shkurtojmë ditët, por është detyrim për llogaridhënien para këtij parlamenti dhe për të rrëzuar që të gjithë gjithë

Janë publikuar skandale, Edi Rama nuk ka çfarë thotë për skandalet, për këtë arsye e ka braktisur parlamentin, duke abandonuar dhe duke u sjellë si monark që nuk ka lidhje me një republike parlamentare.

Ky ligj vjen vetëm për llogari të oligarkëve. Na i thoni kush janë ata njerëz që përfitojnë, që ta dinë edhe shqiptarët. Kush do jenë emrat që do përfitojnë para publike

Vazhdohet me të njëjtën metodë siç kanë kaluar ligjet e tjera, ajo e Teatrit, Butrinit që do kalohet sot.

E vetmja gjë që keni novacion, jeni magjistarë si i shumëfishoni paratë. Askush nuk ka reagim, 700 euro e merr kompaninë një drejtor i rëndësishëm i kësaj qeveria, e merr 700 euro dhe e shet 1.8 mln euro. Fillojnë punët publike me 50 mln euro. Rruga Kardhiq- Delvinë ishte rrugë me standard si ato të fshatit, një tunel si vrimë miu. Ndërsa paratë 108 mln euro. 50 nis, 108.

7 km ky tjetri, 210 mln euro. A ka këtu përgjegjësi për të dalë kryemninistri për të dhënë llogari për këto para që shpërdorohen.

A kanë përgjegjësi institucionet e drejtësisë? A kemi ne detyrën për ti gjykuar. Kam qenë një person që kam votuar pro vettingut për të hequr propagandën. Ku jemi sot? Ai që mbahej si nona e drejtësisë, ai është nona e përfshirjes në krim. A i ka cuar atij ish-ministrit të Brendshëm, që del dhe bën si reformator i madh, ministria e Brendshme për shkak të aktit normativ që njihet si OFL, i ka cuar shkresë apo jo? Apo disa janë të nënës dhe disa të njerkës”, tha ndër të tjera Salianji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha iu cakton zonat edhe deputetëve të Bashës

PD prezanton grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut!