MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Samiti i NATO-s: role të reja për të vjetrit!

02.07.2022 - 08:30

Pas rënies së Murit të Berlinit, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ndonjëherë dukej si një aleancë në kërkim të një qëllimi.

Pas samitit të NATO-s të kësaj jave në Madrid, kjo barrë është më e vështirë për t’u mbajtur.

NATO siguroi strukturën për përpjekjet emergjente perëndimore për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë në shkurt. Katër muaj më vonë, aleanca i ka shkaktuar Rusisë pasoja të rënda financiare, strategjike dhe rajonale. Megjithatë, mbeten ende pasiguri të rëndësishme.

Ripërcaktimi i qëlimit të NATO-s ka katër elementë.

I pari është strategjike – duke pranuar se përpjekjet për të krijuar një marrëdhënie bashkëpunimi me Rusinë kanë përfunduar në të ardhmen e parashikueshme dhe se pushtimi rus i Ukrainës shënon gjithashtu një konfrontim më të gjerë me perëndimin.

NATO summit to open as leader warns of 'dangerous' world - BusinessToday

E dyta është përmbysja e epokës së pas vitit 1989 të ‘neglizhimit” të buxheteve të mbrojtjes. Kjo tani është zëvendësuar nga ndihma për Ukrainën, shpenzime më të larta ushtarake për dekadën e ardhshme dhe një rritje shtatëfish e numrit të trupave të NATO-s në gatishmëri të lartë.

Elementi i tretë është një kthesë e pjesshme ndaj dislokimeve evropiane nga SHBA.

Anagzhimi i Amerikës në Paqësor, përballë rritjes së Kinës, nuk ka marrë fund, por Presidenti Biden tani po autorizon rritjen më të madhe të pranisë ushtarake të SHBA në Evropë që nga Lufta e Ftohtë. Në mënyrë domethënëse, pjesa më e madhe e kësaj rritjeje amerikane do të jetë në lindje të kontinentit tonë, me një seli të re në Poloni, 5000 trupa shtesë në Rumani dhe dislokime më intensive në shtetet baltike.

Së fundi, NATO ka zgjeruar anëtarësimin e saj, duke ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën – kjo e fundit ka një kufi tokësor prej 800 miljesh me Rusinë – për t’u bashkuar me aleancën.

Kjo i jep fund më shumë se 70 viteve neutraliteti nga dy kombet nordike. Është një shenjë se sa vendosmërisht pushtimi i Ukrainës ka shkatërruar besimin ndaj Rusisë. Por ka pasoja të mëdha ushtarake në Balltik. Ajo u arrit vetëm pasi Turqia, një anëtare vendimtare e NATO-s gjatë konfliktit aktual, hoqi veton e saj të mëparshme, me premtimin se SHBA do ta furnizonte së shpejti me avionë luftarakë F-16.

NATO Ignores Zelenskyy's Plea For 1% of Its Tanks, Jets - Defense One

Këto janë ndryshime të mëdha. Megjithatë, në një farë mënyre ky është gjithashtu një kthim në një peizazh të dikurshëm.

Ajo të kujton NATO-n, duke nisur një mision të ri të luftës së ftohtë. Ajo shënon, potencialisht, lindjen e një epoke të re të parandalimit të fuqisë ruse. Pasojat në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare nuk duhet të nënvlerësohen.

Por bota – dhe Europa – e viteve 2020 është shumë e ndryshme nga ajo e fundit të viteve 1940.

Nëse strategjia e re e NATO-s do të jetë e ngjashme me Luftën e Ftohtë, ndoshta për të njëjtën periudhën kohore dhe me të njëjtin sukses përfundimtar, nuk dihet. Shumë varet nga ajo që do të ndodhë në fushën e betejës në muajt e ardhshëm. Të gjitha demokracitë do të përballen me dilema të mëdha në lidhje me shpenzimet dhe angazhimet ushtarake.

Një ndryshim i administratës në Uashington mund të transformojë rrënjësisht këndvështrimin, duke e lënë Evropën të luftojë për të mbajtur mbështetjen e mjaftueshme dhe duke “joshur” Rusinë që thjesht të tërhiqet.

Është e rëndësishme të mos ekzagjerojmë, veçanërisht para kohe.

Megjithatë, ky është një problem i përhershëm për Britaninë. Fjalët dhe zotimet nuk janë të njëjta me planet, rezultatet, vendosjet, trajnimet dhe shpenzimet.

Pjesa më e madhe e asaj që u ra dakord në Madrid do të duhen vite që të hyjë në fuqi. Mbrojtja e Ukrainës dhe frenimi i Rusisë janë më se të mjaftueshme.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al