MENU
klinika

'Aktorja më e re më e paguar’

Shifra e madhe që Margot Robbie mori për filmin “Barbie”

22.07.2022 - 11:42

Margot Robbie është tashmë “aktorja e re më e paguar” pasi është zbuluar paga e saj e madhe për komedinë e shumëpërfolur.

Aktorja australiane, 32 vjeçe, fitoi 12.5 milionë dollarë për të luajtur në rolin kryesor të filmit të shkrimtares dhe regjisores së nominuar për Oscar, Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike Mattel me të njëjtin emër, raportoi Variety.

Ryan Gosling, i cili luan Ken në filmin “Barbie”, gjithashtu ka fituar 12.5 milionë dollarë.

Aktorë të tjerë me fitime të larta që ende renditen mbi nivelin mbresëlënës të pagës së Robbie përfshijnë legjendat e ekranit si Denzel Washington, i cili grumbullon 20 milionë dollarë, Leonardo DiCaprio, i cili grumbullon 30 milionë dollarë dhe Tom Cruise, i cili renditet si aktori më i paguar me 100 milionë dollarë për “Top Gun: Maverick”.

Sa për aktoret e tjera femra, ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown fitoi 10 milionë dollarë për filmin e ri të Netflix “Enola Holmes 2”.

Margot Robbie luan personazhin kryesor në filmin e ardhshëm “Barbie” që do të dalë në kinema në vitin 2023. Margot Robbie pra, do të shndërrohet në Barbie.

Robbie më parë fitoi 10 milionë dollarë për filmin “Birds of Prey”.

Aktorja e “I, Tonya” luan së bashku me Gosling, 41 vjeç, si Ken, por edhe me aktorë të tjerë si Simu Liu, Will Ferrell, Michael Cera, Issa Rae dhe Kate McKinnon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Once Upon a Time in Hollywood”

DiCaprio dhe Brad Pitt një film i ri bashkë

Korriku në kinema

Mos i humbni këta 10 filma…

Tarantino braktis Hollivudin

“Kam dhënë gjithçka për filmin”