MENU
klinika

Conference League

Shkëndija e Tetovës kalon në turin e dytë

14.07.2022 - 19:00

Shkëndija e Tetovës kalon në turin e dytë të Conference League. Ekipi shqiptar, pasi fitoi 2-0 në shtëpi, barazoi 2-2 në transfertë me armenët e Ararat Yerevan.

Tetovarët shënuan dy gola në pjesën e parë. Një autogol sa nisi ndeshja dhe Guri në fundin e këtij fraksioni. Vendasit arritën të barazonin, por vetëm kaq. Në turin e dytë, Shkëndija gjen letonezët e Valmieras. Tetovarët shihen favoritë edhe në këtë duel.

Më herët, Gjilani u eliminua nga Conference League. Ekipi kosovar pati fituar ndeshjen e parë 1-0 me letonezët e Liepajas, por sot në kthim u mposht 3-1, dy gola që erdhën në fundin e takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN