MENU
klinika

Champions dhe Conference League

Shkupi ndal Dinamon në Zagreb, Ballkani fiton me “poker”

19.07.2022 - 22:59

Shkupi tregoi edhe njëherë se nuk është rival i lehtë për t’u kaluar. Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut barazuan 2-2 me gjigantët kroatë të Dinamos në Zagreb, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Champions League.

Ishin miqtë shkupjanë që shënuan të parët gol. Më pas do të ishte një shqiptar që do të barazonte shifrat për vendasit, pikërisht Arijan Ademi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Ndeshja ishte e hapur deri në fund.

Tri minuta para se të mbyllej, Dinamo kalon në avantazh. Por pikërisht ku e mendua se kroatët e fituan sfidën e parë, Shkupi barazon në 90’ dhe shpreson që në ndeshjen pas një jave në fushën e vet të bëjë mrekullinë për të kaluar në turin e tretë të Champions League.

Më herët, kampionët e Kosovës fituan 0-4 në transfertë me modestët e San Marinos, La Fiorita, në ndeshjen e parë për turin e dytë të Conference League. Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja shënoi nga 2 gola për secilën pjese loje dhe thuajse kalon në turin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN