MENU
klinika

Përplasja mes vëllezërve

Si nisi sherri që terrorizoi turistët në Radhimë

06.07.2022 - 12:51

Një ditë pas të shtënave me armë që terrorizuan turistët e shumtë në bregdetin e Radhimës në Vlorë, situata i është rikthyer normalitetit.

Gjatë ditës së djeshme, pushues të shumtë janë akomoduar pikërisht të pa shqetësuar në plazhin “Bora-Bora”, vendi ku u regjistruan të shtënat.

PËRPLASJA

Administrimi i plazhit gjatë sezonit veror ka shërbyer si shkak që vëllezërit Benjamin dhe Eduart Kondi të kenë konflikte të vazhdueshme midis tre. Mosmarrëveshjet sipas burimeve nga Policia e Vlorës, kanë vite që ndodhin. Kohët e fundit, vëllai më i madh, Benjamin Kondi ishte rikthyer nga Anglia dhe kjo kishte shërbyer si shkak që konfliktet midis tyre të rindizeshin, derisa të mesditën e së hënës, ata janë përballur sërish në plazh.

Ardhja e Benjamin Kondit pranë bregut të detit ka acaruar vëllanë e tij më të ri. “Çfarë do këtu që ke ardhur”, mohet t’i ketë thënë 35-vjeçari. Pas këtij momenti, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në ajër, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Kjo ka shkaktuar panik te pushuesit e shumtë që kalojnë këto ditë të nxehta pranë detit. Pasi ka qëlluar, Eduart Kondi është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar nga policia në një banesë në Vlorë. Ndërkohë, pushuesit një ditë pas ngjarjes kërkojnë se duhet më shumë siguri, ndërsa ngjarje të tilla mund të ndodhin ne çdo vend, por qe duhet vëmendje nga shteti që të mos ndikojnë në mbarëvajtjen e turizmit dhe të frikësojnë pushuesit.

ARRESTIMI

Menjëherë pas ngjarjes që rëndë, Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar, duke e çuar në pranga pak më vonë, në atë që ajo e konsideron kapje në kohë rekord të autorit të dyshuar. Policia ngriti një sërë postblloqesh, duke arritur të kapë autorin e të shtënave me armë.

“Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Eduart Kondi, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit Benjamin Kondi, 45 vjeç, ku nuk ka pasur persona të lënduar. Shtetasi Eduart Kondi u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, sqaroi Policia e Vlorës. Policia sqaroi gjithashtu se ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

“Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj”, thuhet më tej. Përveç forcave të shumta të Policisë, në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ambulanca, pasi dyshimeve se mund të kishte persona të plagosur, por fatmirësisht bluzave të bardha nuk iu desh për të dhënë ndihmë mjekësore pasi nuk pat asnjë person të lënduar. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, në plazh është rikthyer normaliteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan