MENU
klinika

Me 29 milionë km/h

Zbulohet ylli më i shpejtë që kalon rreth vrimës së zezë

07.07.2022 - 09:35

Astrofizikanët kanë zbuluar yllin më të shpejtë të njohur, i cili po fluturon rreth vrimës së zezë në qendër të Rrugës së Qumështit. Ylli, i quajtur S4716, përfundon një orbitë rreth vrimës së zezë supermasive Shigjetari A* (Sgr A*) në vetëm rreth katër vjet.

Kjo do të thotë se ylli po udhëton me shpejtësi jashtëzakonisht të shpejtë prej rreth 29 milionë km në orë. Gjatë kësaj orbite të shpejtë të Shigjetarit A*, e cila ka një diametër të vlerësuar prej 23.5 milionë kilometra, S4716 afrohet 150 milionë kilometra me vrimën e zezë supermasive, raportoi Space.com të enjten.

Ndërsa kjo mund të duket tepër e largët, është vetëm 100 herë distanca midis Tokës dhe Diellit, që është një distancë relativisht e vogël në terma kozmikë.

S4716 është pjesë e një grupi yjesh që lëvizë afër qendrës së galaktikës dhe vrimës së zezë. Të gjithë këta yje lëvizin shpejtë por ndryshojnë për nga ndriçimi.

Zbulimi i yllit kaq afër Shigjetarit A* mund të ndryshojë të kuptuarit e evoluimit të galaktikës sonë.