MENU
klinika

Premier League, Java 4

Arsenal përmbys dhe kryeson me pikë të plota

27.08.2022 - 20:48

Arsenal mbetet i pamposhtur për të katërtën javë radhazi në Premier League. “The Gunners” fituan me rezultatin 2-1 me përmbysje në derbin e Londrës, ndaj Fulham-it, duke nisur festën në “Emirates Stadium”.

Kjo ndeshje u dominua nga ekipi i Mikel Artetës, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. Mitrovic i dhuroi avantazhin ekipit të tij në minutën e 56’, duke shfrytëzuar një gafë të Gabriel Magalhaes dhe me këtë gol serbi numëron golin e katërt personal në katër javë kampionat.

Megjithatë vetëm tetë minuta më pas, pra në minutën e 64’ Arsenal gjeti barazimin me Odegaard, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Saka. Gabriel do të kompesonte gafën, me të cilën i dhuroi golin Mitrovic-it në minutën 56’, duke përmbysur gjithçka në minutën e 86’ pas një asisti nga Saliba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN