MENU
klinika

Bundesliga, Java 4

Bayern pëson ndalesën e parë në kampionat

27.08.2022 - 20:37

Pas 3 fitoresh radhazi në kampionat, Bayern është ndalur. Bavarezët barazuan 1-1 ndaj Borussia Monchegladbach, në sfidën e javës së katërt.

Në pjesën e parë ekipi i Nagelsmann pa t’i anulohej për offside një gol i Mane. Në minutën e 43-të, aksion personal dhe sprinti i Thuram bën që mysafirët të festojnë.

Pas disa pasimesh të bukura përreth zonës së rreptësisë, Bayern gjen golin e barazimit me Sane. Përpjekjet në fund për përmbysje rezultojnë të dështuara, pasi Gladbah bëhet mur para portës. Kampionët e Gjermanisë ruajnë kryesimin me 10 pikë, po aq sa Union Berlin. Borussia Monchegladbach është e gjashta me 8 pikë.