MENU
klinika

Merrini parasysh...

Ca këshilla bazë që duhet të ndiqni para se të lyheni për në punë

27.08.2022 - 10:43

Gratë që janë pjesë e botës së biznesit përgjithësisht duan të dinë se si duken përpara të tjerëve dhe mundësisht të hynë në kokën e njerëzve për të parë mendimet e tyre si nëpër filma. Dilema është e vjetër sa bota: a merreni njësoj seriozisht edhe kur i lyeni buzët me të kuqe apo kur i bëni thonjtë sipas tendencave të fundit të modës?

-Mendimi se mospërdorimi i grimit ndihmon për të riforcuar besimin nuk është i drejtë. Një pamje e kuruar perceptohet si më profesionale edhe për dikë që është në një ambjent që dominohet nga burrat. E rëndësishme është që të mos teprohet, por të kurohen detajet e duhur.

-Një buzëkuq i kuq ndihmon që të mos krijoni distancë me bashkëbiseduesin dhe mundësisht mat për të dhënë mesazhin e seriozitetit dhe besueshmërisë. Një i kuq i ndezur mund të jetë shumë ndjellës ose agresiv.

-Manikyri është një detaj thelbësor për atë që do të jap përshtypjen se është në kontroll të situatës. Ngjyrat më të përshtatshme janë ato neutrale dhe nude, ose i kuq nëse visheni me një kostum ose këmishë të bardhë. Një zgjidhje shumë elegante mund të jetë edhe një ngjyrë e kuqe shumë e errët.

-Flokët duhet të jenë të kuruar, por jo në mënyrë që t’ju çojnë drejt stereotipeve të një gruaje flirtuese. Ondet e mëdha dhe pak të çrregullta janë sinonin i vëmendjes.

-Normalisht në ambjentet e punës që janë më kreative, pamja që vjen pas grimimit është ndryshe. Ndërkohë që një grua në pozicionin e menaxheres ka si përparësi të duket e besueshme, edhe pse nuk duhet të jetë e detyruar të heq dorë nga feminiliteti i saj. Për to këshillohet kujdesja më shumë për një lëkurë të ndritshme dhe të kuruar.  Është më mirë të investoni në hijet që krijoni në fytyrë duke e bërë të duket më me shkëlqim për të transmetuar imazhin e një personi të hapur dhe që zgjidh problemet. Buzëkuqi mund të jetë nga ai nude dhe deri në ngjyrën e kuqe.

-Nuk këshillohet në ambjente pune më konservativ zgjedhja e një stili gotik, me ata buzëkuqët shumë të errët, flokët e zinj që mbulojnë fytyren dhe që shpesh lidhen me personalitetin e një njeriu pa vullnet që mund të kërkojnë shumë ditë pushim. Është e rëndësishme që të mos përdorni një të kuq të theksuar edhe për intervistat e punës për ta bërë më të fortë atë që thoni sepse ai e përqëndron vëmendjen e atij që dëgjon tek buzët tuaja.

Burimi: Glamour

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga kremi i diellit te mbrojtja e flokëve

4 gabimet e bukurisë që bëjmë gjatë verës