MENU
klinika

Premier League, Java 2

City dhe Arsenal me “poker”, shkëlqen Jesus, shënon Xhaka

13.08.2022 - 17:57

Manchester City vijon me rrugën e fitoreve edhe në sezonin e ri. Sitizens fituan 4-0 ndaj Bournemouth në javën e dytë, duke dëshmuar se mbetet skuadra kampione dhe për t’u mundur. Edhe Arsenal triumfoi në shtëpi, duke mposhtur 4-2 Leicester.

Pjesa e parë e sfidës  së City-t u mbyll me rezultatin 3-0, me golat që u realizuan nga Gundogan në minutën e 19’, De Bruyne në minutën e 31’ dhe nga Foden në minutën e 37’. Teksa në minutën e 79’ u vulos rezultati i sfidës pas autogolit të Lerma, që u dhuroi “poker” vendasve. Haaland sot nuk arriti të lërë gjurmë.

Arsenal pati protagonist të padiskutuar Jesus dhe Xhakën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me golin e parë që Jesus e realizoi në minutën e 23 pas një asisti nga Granit Xhaka, ndërsa në minutën e 35 ishte po Gabriel që do të shënonte. Teksa në fraksionin e dytë diferenca u ngushtua pas një autogoli të Saliba në minutën e 53’.

Dy minuta më pas Xhaka do të bëhej sërish protagonist, ndërsa shënoi pasi u asistua nga Jesus. Maddison do të shënonte golin e dytë për Leicester në minutën e 74’. Në fund vulën e kësaj sfide e vendosi Martinelli në minutën e 76’, duke shënuar golin e katërt për Arsenal me asist të Jesus.

Southampton-Leeds u ndanë me barazimin 2-2, me golat që për miqtë i realizoi Rodrigo në minutën e 46’ dhe të 60’. Teksa për vendasit shënuan Aribo në minutën e 72’ dhe Walker-Peters në minutën e 81’. Ndërsa Brighton-Newcastle dhe Wolves-Fulham janë ndarë me barazime pa gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CR7 tek United deri në janar?

Arsyet pse Atletico u tërhoq nga Ronaldo

Interes i lartë, rreth 300 mijë tifozë

Sot starton Serie A, Milan dhe Inter kërkojnë fitore